TIRANË – Në përfundim të fjalimit të Sali Berishës, protestuesit janë drejtuar për nga shkallët e kryeministrisë për të ndezur qirinj në shenjë solidariteti për vdekjen e të riu Lear Kurti dhe Klodian Rasha. Protestuesit pavarësisht rezistencës së policisë, e kanë çarë kordonin e forcave të rendit dhe janë ngjitur në shkallët e kryeministrisë ku kanë ndezur qirinjtë.
Në një moment kanë ndërhyrë forcat “Shqiponja” dhe FNSH, për shkak se disa protestues krijuan situata të tensionuara para kryeministrisë. Nga pamjet u pa shoqërimi i disa protestuesve nga ana e policisë, ndërsa nuk dihen ende veprimet që ata kanë bërë.
/abcnews.al/

