Protestuesit në Greqi tentuan të prishnin ceremoninë e nënshkrimit të emrit

schedule16:18 - 17 Qershor, 2018

schedule 16:18 - 17 Qershor, 2018

Dhjetëra protestues grekë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, tentuan të thyenin kordonin policor dhe të hyjnë në perimetrin e sigurisë së lartë ku nuk lejohej të qarkullojë askush që nuk është i akredituar. Siç duket në videot e siguruara nga mediat greke, protestuesit i afrohen policisë dhe fillojnë të perleshen me ta, në tentativë për të hyrë në vendin ku po nënshkruhej marrëveshja. Por policia përmbushi detyrën e saj. Agjentët zmbrapsën turmën dhe më pas lëshuan një sasi të madhe gazi lotsjellës. Nga këto zhvillime 8 persona u lënduan. Ndërkohë, edhe opozita maqedonase VMRO-DPMNE zhvilloi një protestë kundër marrëveshjes në Manastir. Ndryshe nga ajo e palës greke, protesta e opozitës maqedonase u zhvillua e qetë. /abcnews.al