Protestuesit mësyjnë te drejtoria e policisë së Tiranës, u vendosin flakën kazanëve

schedule20:21 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 20:21 - 9 Dhjetor, 2020

Protestuesit u kanë vendosur flakën kazanëve të plehrave te drejtoria e Policisë së Tiranës.

Pasi dëmtuan dhe shkatërruan institucionet në bulevard, protestuesit u drejtuan te drejtoria e policisë duke sulmuar godinën me sende të forta dhe gurë, ndërsa më pas u vendosën flakën kazanëve.

https://youtu.be/QQ2GehEC1HU

Policia përdori ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve pranë drejtorisë së policisë.

Protestuesit  kanë deklaruar se do të vijojnë me vendosmëri qëndresën deri në vendosjen e drejtësisë dhe largimin e Sandër Lleshajt./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!