Protestuesit i bie të fikët mbi skelë

schedule12:51 - 16 Shkurt, 2019

schedule 12:51 - 16 Shkurt, 2019

Një protestues ka pësuar gjendje të fikëti ndërkohë që kishte hipur mbi skelën e vendosur në derën e Kryeministrisë. Siç mund të shihet në këto pamje të siguruara nga tvklan.al, ai është ulur nga skela nga protestuesit e tjerë. Kanë qenë këta të fundit që e kanë marrë në krahë, për ta ulur më pas në tokë, ndërkohë pranë të lënduarit kanë shkuar edhe punonjës të ndihmës së shpejtë.

Protesta e thirrur nga opozita ka përshkallëzuar në dhunë. Protestuesit kanë hedhur shashka e molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke thyer edhe një prej xhamave të derës së godinës.

Nga brenda Kryeministrisë efektivët e policisë kanë hedhur ujë në drejtim të protestuesve për t’i larguar nga hyrja e saj, ndërsa vijojnë t’i bëjnë thirrje protestuesve që të distancohen nga veprimet e dhunës.

Partia Demokratike ndërkohë raporton se ka disa protestues të lënduar nga gazi lotsjellës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!