Protestuesit e lejes së vaksinës qëllojnë me alga deputetin francez

schedule06:02 - 11 Janar, 2022

schedule 06:02 - 11 Janar, 2022

Deputeti francez Stephane Claireaux u qëllua nga një turmë protestuesish të lejes Covid-19 jashtë shtëpisë në St Pierre dhe Miquelon. Video tregon Stephane Claireau që goditet me alga në territorin e Amerikës së Veriut. Ai e krahasoi sulmin me një “gjuajtje me gurë” dhe tha se do të padisë personat përgjegjës.

Sulmi ndodhi disa ditë para se në ishujt St Pierre dhe Miquelon të prezantohej leja shëndetësore e Francës, dy ishuj pranë Newfoundland të Kanadasë në Atlantikun e Veriut. Masat kanë qenë prej kohësh në fuqi në tokën mëmë Francë, ku njerëzit duhet të tregojnë një provë të vaksinimit të plotë ose një test negativ Covid-19 për të hyrë në shumë ambiente publike.

Mediat lokale thanë se rreth 500 kundërshtar të lejes u mblodhën në një protestë në St Pierre dhe Miquelon, ku infeksionet me Covid po rriten.  Një grup i atyre protestuesve shkuan në shtëpinë e zotit Claireaux raporton “BBC”.  Ai i tha faqes “Franceinfo-s” që po priste demonstruesit që të fliste me ta dhe që ishte një makinë me alga deti dhe njerëzit filluan të ma hidhnin atë në fytyrë. Ministrja e Jashtme francezë denoncoi sulmuesit dhe bëri thirrje që të ndiqen penalisht. Ajo postoi pamje të ngjarjes në Twitter dhe i quajti “thellësisht tronditëse”.   / abcnews.al