Qytetarët kanë gjetur forma të ndryshme për të treguar se do të bëhen pjesë e protestës së opozitës sapo kanë mbërritur në Tiranë. Ndërkohë që janë pritur nga uniformat blu, të cilat duket se një nga detyrat sot kishte të regjistronte edhe automjetet me protestues që hynin në kryeqytet.
I thirri opozita, i priti policia. Uniformat blu duket se kanë për detyrë të mbajnë çdo gjë shënim.
Jua kërkojnë drejtuesve të automjeteve e jua përcjellin strukturave më lart.
Dy postblloqe policie presin protestuesit në hyrjen kryesore të Tiranës.
Një pranë terminalit të autobusëve ndërqytetas. Tjetri pranë Zogut të Zi. Aty ku ndalen protestuesit që vijnë nga qytete të ndryshme.
Bardh Spahia: Na ka ndaluar policia edhe gjatë rrugës, por nuk do të na ndalin.
Me mjete personale, apo të organizuar, vetëm apo me përfaqësues të opozitës në krye protestuesit i drejtohen sheshit përpara kryeministrisë.
Pjesëmarrjen në proteste e tregojnë në forma të ndryshme. Arsyen e kanë të njëjtë, megjithëse jo të gjithë ndalojne ta thonë./abcnews.al