Një marshim sensibilizues nga Pallati i Kongreseve drejt Bashkisë së Tiranës u zhvillua sot në kryeqytet nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë.
Mungesa e infrastrukturës së posaçme dhe mbështetja financiare nga shteti ishin kërkesat kryesore të tyre.
Në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë të verbrit apelojnë për të marrë masa për të përmirësuar jetesën e kësaj kategorie.
/abcnews.al/

