Disa banorë të fshatrave të Dibrës kanë përshkuar 70 km rrugë për të protestuar pranë kantierit ku po ngrihet hidrocentrali i Skavicës.
Ata kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit, pasi kanë frikë nëse do devijohet lumi Drin dhe mbi 30 fshatra do përmbyten.
“Dibër nuk do ketë më. Është krim që i bëhet Dibrës.”
Kërkojnë që qeveria ti sqarojë mbi projektin.
“Kemi ardhur ti themi qeverisë shqiptare që inshalla mos vijë dita që të përballemi me forcë ashtu siç po bën Edi Rama me ne që nuk po bën transparencë del në ekrane thotë se do bëhet Skavica po s’thotë si do bëhet. I them firmës Bechtel Elka ajo që na mbyt në të vërtët je ti. Ke marrë bekimin e qeverisë shqiptare po na mbyt.”
“I bëj thirrje Edi Ramës mos luj me Dibrën se do lush me veten.”
“Kryeministri që s’ja vlen ti thuhet kryeministër, po i bën masakrën më të madhe Dibrës do të përmbysë Dibrën, ti përmbysë historinë dhe ekonominë.”
Një prej banorëve të zonës thotë se gjatë komunizmit u bënë studime u vendos që në Skavicë të mos ndërtohen Hece.
“E studiuan për shumë vite dhe u la që mos shpërbëhej Dibra nuk u ndërtua hidrocentral.” Protestën e banorëve e mbështeti dhe shoqata për mbrojtjen e Drini./abcnews.al/