Protestë para Kryeministrisë: Te sqarohet kufiri detar me Greqinë

schedule14:23 - 3 Shkurt, 2018

schedule 14:23 - 3 Shkurt, 2018

Është zhvilluar një protestë sot para kryeministrisë e organizuar nga shoqëria civile. Qytetarët kanë kërkuar sqarime për çfarë është folur mbi kufirin detar nga qeveria shqiptare me atë greke.

Kishin paralajmëruar se do të mblidheshin përpara kryeministrisë.

 

E organizuar nga shoqëria civile, me këtë protestë qytetarët kërkojnë sqarime nga kreu i qeverisë për negociatat Shqipëri-Greqi mbi kufirin detar.

 

Në duar mbajnë flamujt kuq e zi, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian, por edhe të shteteve të tjera të evropës.

Simboli kryesor duket kartoni i kuq për t’i thënë jo çdo marrëveshje që rrezikon t’i marrë sipërfaqe Shqipërisë.

Ditët e fundit kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme kanë përsëritur se nuk është arritur asnjë marrëveshje mbi kufirin detar dhe se janë ekspertët ata që do të përcaktojnë detajet. Jo vetëm kaq por qeveria këmbëngul se firmat do të hidhen mbi një dokument që nuk do ti heqë Shqipërisë atë çka i takon.

 

Në fund protesta u mbyll paqësisht. /abcnews.al