Protestë para KMSH/ Myslimanët kundër idesë së shtetit Sovran Bektashi

schedule19:55 - 24 Shtator, 2024

schedule 19:55 - 24 Shtator, 2024

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e disa shoqatave fetare.

Një proteste para Komunitetit Mysliman shqiptar me pankarta në duar ku shkruanin “Jo në emrin tim”, u mbajt kundër idesë së krijimit të shtetit Sovran Bektashi.

Në protestë fokusi ishte propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë, si dhe dënohet takimi i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator. Në protestë pjesëmarrja ishte e vogël dhe me nen masa policore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!