Protestë në javën e modës/ Aktivistë të cilët mbrojnë të drejtat e kafshëve ndërprenë shfaqjen e Victoria Beckham

schedule22:40 - 2 Mars, 2024

schedule 22:40 - 2 Mars, 2024

Shfaqja e Victoria Beckham në Javën e Modës në Paris u ndërpre nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët iu bashkuan modeleve të saj në pasarelë.

Pjestarët e Grupit “Njerëzit për trajtimin e kafshëve në mënyrë Etike” të cilët u ngjitën në pasarelë në formë proteste deklaruan se e bënë këtë akt për të kundërshtuar përdorimin e lëkurës së kafshvëve në industrinë e modës.

Protestuesit e këtij grupi mbanin veshur bluza që shkruanin “Kafshët nuk janë pëlhurë”.

Presidentja evropiane e grupit “Njerëzit për trajtimin e kafshëve në mënyrë Etike”, Mimi Bekhechi tha se ata po i bëjnë thirrje Victoria Beckham  që në vend të lëkurës së kafshëve t’i drejtohet risive eko-miqësore që janë sot të disponueshme, të tilla si lëkura e cilësisë së lartë e bërë nga mollë, rrush, ananas, kërpudha apo fruta dhe perime të tjera.

Aktivistët nga organizata bamirëse për të drejtat e kafshëve janë të njohur për protestat e tyre dhe demonstrojnë rregullisht në shfaqjet globale të modës – duke përfshirë në Nju Jork, Londër dhe tashmë Milano./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!