Përfaqësues të forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë i janë bashkuar organizimit për protestë në nder të të riut Klodian Rasha, që u ekzekutua nga një efektiv i policisë dje në Tiranë.
Të rinjtë kanë marshuar në mënyrë paqësore fillimisht përpara Prokurorisë së Rrethit Vlorë dhe më pas përpara Gjykatës me pankarta në duar duke kërkuar drejtësi.
Ata ndezëm qirinj para hyrjes së dy institucioneve, ndërsa janë shpërndarë paqësisht pak minuta më pas, pa krijuar incidente./ db/Abcnews.al