“Protestë me leje dhe orar në polici nuk është mosbindje”, Mërtiri: Berisha ta nisë nga vetja, mos t’i bindet gjykatës!

schedule20:26 - 9 Tetor, 2024

schedule 20:26 - 9 Tetor, 2024

Protesta e dhunshme e opozitës e cila u mbajt të hënën në kryeqytet ku pati të plagosur pas hedhjeve me molotov dhe gjithashtu u dogj edhe selia e PS, u komentua këtë të mërkurë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Analisti Ergys Mërtiri u shpreh se nëse duhet të ketë mosbindje civile, atëherë ish-kryeministri Sali Berisha, duhet të nisë nga vetja duke mos iu bindur gjykatës. Më tej shtoi se me këto sjellje të dhunshme opozita nuk fiton mbështetje.

“Besoj që janë të qartë në atë që bëjnë. Është një lojë nga të dyja palët. Por a i jep vota kjo sjellje PD? Jo vetëm unë, por kushdo mendon që jo. Këtë mendoj e kanë për të prodhuar flakë artificiale. Nuk kanë asnjë inat me PS, por dua t’u thonë militantëve të tyre që ne po luftojmë fort, ndërkohë që nuk po luftojnë fare. Dhe nuk duan të lënë aktorë të tjerë në debat, por vetëm flakë e sherr. Pra s’kemi dëgjuar asgjë nga aktorët e tjerë që u ndanë, pasi kemi dëgjuar vetëm mosbindje civile. Por Berisha për të mos bërë mosbindje civile duhet të niset nga vetja. Mos iu bind gjykatës dhe nise nga vetja. Por ai e di që nuk ka mosbindje. Pra duke bërë protesta me orar dhe leje në polici nuk është mosbindje, por paradoksale. Këtu nuk fiton vota fare. Por gjithashtu besoj që Rama është konsumuar në pushtet, por ku i ekspozon njerëzve se shiko kë kemi përballë, atëherë ndryshon situata. Gjithë beteja e tyre është të vrasin çdo forcë të re opozitare”, tha më tej Mërtiri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!