Protestat që ndryshuan rrjedhën e historisë

schedule14:26 - 16 Janar, 2023

schedule 14:26 - 16 Janar, 2023

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

E shkuara është e pasur me protesta, një pjesë e mirë e të cilave kanë rezultuar të suksesshme bazuar në arritjet e asaj që synonin të bënin përmes revoltës. Historia ka treguar se protestat mund të ndryshojnë rrjedhën e gjërave nëse bëhen në formën e duhur, njerëzit janë të qartë në atë që kërkojnë dhe i bashkon të gjithë një qëllim, ndryshimi dhe një zgjedhje më e mirë.

Në listën më poshtë janë renditur disa nga protestat më të famshme të periudhave të ndryshme kohore, të cilat ja dolën të ndryshonin rrjedhën e historisë.

  1. Protestat e George Floyd

Kjo protestë nisi në 26 maj të 2020 në Minneapolis pas vrasjes së George Floyd- një afro-amerikan i vrarë barbarisht nga një efektiv policie, që i bllokoi frymëmarrjen për më shumë se 8 minuta duke i vendosur gjurin në qafë.

Shumë shpejt, protestat morën nivel kombëtar dhe mijëra njerëz ju bashkuan revoltës kundër dhunës policore në më shumë se 50 shtete të SHBA-së. Deri në 3 qershor, protestat organizoheshin çdo natë, rezultati i të cilave çoi në 12 vdekje të tjera, plaçkitje, incidente dhe shpërndarjen e 20,000 trupave të Gardës Kombëtare në 24 shtete, raporton abcnews.al.

  1. Marshimi për shkencën

Në ditën botërore të Tokës, (22 prill) të 2017-ës, rreth 100,000 njerëz marshuar në Washington, në një tubim jo partiak për të festuar arritjet e shkencës, dhe për të promovuar marrjen e vendimeve dhe politikave duke përdorur fakte shkencore- kryesisht në çështje që lidhen me ndryshimin e klimës dhe shëndetin publik. Për këtë protestë, njerëzit u frymëzuan edhe nga presidenti Trump, i cili më herët e kishte quajtur ndryshimin global të klimës një mashtrim, një cilësim i konsideruar shqetësues nga ana e shkencës.

Shumë prej shkencëtarëve të pranishëm në protesta thanë se po marshojnë kundër trendit alarmues që është shfaqur mes politikanëve për të diskretituar studimet dhe kërkimet e tyre.

Marshimet për Shkencën u mbajtën në më shumë se 600 qytete në Ditën e Tokës dhe sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve shkoi deri në 1 milionë njerëz.

  1. Marshimi i Grave

Më 21 janar të 2017-ës- një ditë pasi Donald Trump u shpall si presidenti i 45-të i Amerikës- më shumë se 470,000 njerëz marshuan në Washington, në mbështetje për të drejtat e grave dhe për të kundërshtuar deklaratat misogjeniste apo sjelljen e presidentit të ri asokohe.

Protesta kishte qëllim t’i dilte në mbrojtje dhe të mbështeste çështje të tilla si si aborti, diversiteti dhe mbrojtja e grave nga abuzimet. Të veshura me rozë, me kapele në formë veshësh dhe pankarta me mesazhe të forta në duar, marshimi i të shtunës synoi t’i tregojë presidentit Trump që gratë dhe vajzat nuk do jenë të përjashtuara nga vendimarrja në vitet e ardhshme.

Turmat në rrugët e Uashingtonit mblodhën fillimisht rreth 500, 000 veta dhe vazhduan më pas në metro dhe zona të tjera ku i bashkangjiteshin vazhdimisht vajza dhe gra të tjera.

Marshimi fitoi mbështetje ndërkombëtare, me më shumë se 600 marshime të tjera të planifikuara në SHBA dhe 81 vende të tjera tjera, ekzaktësisht në të njëjtën ditë. Sipas ekspertëve pjesëmarrja e lartë në këtë protestë e bëri “Marshimin e Grave” protestën më të madhe të organizuar brenda një ditë në historinë e Amerikës, raporton abcnews.al.

  1. Reforma Protestante

Reformimi (i quajtur ndryshe Reformimi Protestant ose Reformimi Evropian) ishte një lëvizje brenda krishterimit perëndimor në Evropën e shekullit të 16-të që paraqiste një sfidë fetare dhe politike për Kishën Katolike Romake dhe autoritetin papal në veçanti. Megjithëse Reformimi zakonisht konsiderohet të ketë filluar me botimin e Tezave të Nëntëdhjetë e Pesë nga Martin Luther në 1517, nuk pati asnjë skizëm midis Kishës Katolike dhe Luterit në lindje deri në Ediktin e Worms 1521.

Urdhri dënoi Luterin dhe zyrtarisht ndaloi qytetarët e Perandorisë së Shenjtë Romake të mbronin ose përhapnin idetë e tij.

  1. Stuhia e kështjellës së Bastille

Kjo ngjarje, e ndodhur në 17 korrik të 1789-ës simbolizon sot gjithë Revolucionin Francez dhe në të vërtet shërbeu si një katalizator për rebelimin 10 vjeçar të njerëzve kundër fronit të asaj kohe. Atë ditë, një turmë parizienësh zbritën në kështjellën e Bastille duke i prerë kokën guvernatorit.

  1. “Sheshi Tiananmen”

Rreth 1 milionë njerëz, shumica prej të cilëve studentë që kërkonin reforma demokratike, pushtuan në mënyrë paqësore sheshin Tiananmen të Beijing-ut për 7 javë me radhë kur ushtria kinezi nxori papritur tanket për t’i shpërndarë.

Ndonëse numrat nuk janë të saktë, thuhet se me qindra protestues humbën jetën atë ditë, ngjarje e cila pasoi me kritika të ashpra ndërkombëtare.

  1. Muri i Berlinit

Përçarja që kishte ndarë Berlinin perëndimor me atë lindor për plot 28-vjet mori fund 2 muaj pas protestave popullore në Gjermani. Presioni për të rrëzuar murin e famshëm sa vinte dhe rritej dhe në 1989, demostruesit ishin pika e fundit për qeverinë e Gjermanisë Lindore, e cila hapi portat më 9 nëntor.

  1. Revolucioni Portokalli

Në fund të 2004-ës, mijëra njerëz mbushën sheshet kryesore të Kievit për të protestuar kundër zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Demostruesit vazhduan për 12 ditë rresh mes dëborës dhe të ftohtit derisa u vendos një rivotim që do të ndryshonte rezultatet dhe do të vendoste kandidatin opozitar (ngjyrat e partisë së të cilit ishin portokalli), në krye.

  1. Protestat për luftën në Irak

Me miliona njerëz nga e gjithë bota u mblodhën për të protestuar kundër luftës në Irak. Turma më e madhe u bë në Londër bashkë me marshimet globale, ku të paktën 1 milion njerëz  në shkurt të 2003-it u bënë bashkë në atë që besohet se është demostrata më e madhe ndonjëherë politike në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

  1. Marshimi i Gandit

Më 12 mars 1930, Gandi filloi marshimin e kripës, një nga momentet më të vështira dhe më spektakolare në politikën e tij të mosbindjes civile.

Mahatma (fuqia e shpirtit) ecën pothuajse 400 km, i ndjekur nga mijëra njerëz, për të mbledhur kripën, si një protestë kundër një takse të padrejtë të vendosur nga britanikët, të cilët menaxhonin monopolin, raporton abcnews.al.

Britanikët reaguan me qindra arrestime, përfshirë vetë Gandin dhe gruan e tij, por një vit më pas u nënshkrua Pakti Irwin-Gandhi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar modifikoi ligjin e kripës.

  1. Pranvera e Pragës.

Vala e rebelimit të ’68-ës ka origjinë të largët. Ajo nisi nga Shtetet e Bashkuara, me protesta në favor të të drejtave civile të afrikano-amerikanëve dhe kundër “shoqërisë kapitaliste” që ofronte si vlera vetëm paranë dhe ekonominë e tregut. Jehona e protestave arriti në Europë nga fundi i viteve 1960.

Të parët që e kapën atë ishin studentët e universitetit francez, të cilët nisën demonstrata të mëdha në të ashtuquajturin maj francez. Pati një pjesëmarrje të madhe popullore dhe një sërë lëvizjesh proteste në shumë vende të tjera evropiane, nga Italia në Çekosllovaki, ku pranvera (janar-korrik 1968) përfundoi me pushtimin sovjetik të vendit në gusht të po atij viti.

  1. Trazirat e Stonewall

Ka nga ata që i kanë bërë të njohura marshimet protestuese, si komuniteti LGBT, një akronim i përdorur si term kolektiv për “lesbike, gay, biseksual, transgjinor”. 28 qershori është dita e Gay Pride dhe njerëzit LGBT në të gjithë botën marshojnë publikisht për të kërkuar të drejtat e mohuara (por secili vend bën historinë e tij).

Sot është një marsh proteste me tone gazmore dhe shpeshherë transgresive, në përgjithësi, por origjina e saj përkon me natën e 27 qershorit 1969, kur në Nju Jork pati një betejë të vërtetë me shishe, shkopinj dhe grushta: Stonewall ishte një pijetore homoseksuale, klientët e të cilit ishin mësuar me bastisjet (shpesh të çuditshme) të policisë, raporton abcnews.al.

Atë natë, klientët u rebeluan dhe përleshjet zgjatën deri në mëngjes, duke u përfshirë rreth 2 mijë persona dhe 400 agjentë policie.

  1. Revolucioni i Karafilit

Si në 1917 në Rusi, në 1974 në Portugali, ushtria iu bashkua protestave popullore dhe shpërtheu revolucioni.

Më 25 prill 1974, ushtria portugeze e krahut progresiv (MPJ, Lëvizja e Forcave të Armatosura) dhe popullsia e revoltuar u bashkuan për të përmbysur regjimin represiv të ndërtuar nga António Salazar, diktatori i vendit nga viti 1932 deri në 1968.

Me revolucionin e Karafilave Portugalia rifilloi rritjen e saj politike dhe ekonomike. U quajt kështu sepse qytetarët e Lisbonës i dhuruan karafila të kuq ushtarakëve, të cilët i ngulitën në tytat e pushkëve të tyre, një simbol që shpejt bëri xhiron e botës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!