Protestat pro Palestinës në SHBA, reagon Netanyahu: Të turpshme dhe antisemitike

schedule12:45 - 25 Prill, 2024

schedule 12:45 - 25 Prill, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu denoncoi të mërkurën protestat pro-palestineze në kampuset e universiteteve amerikane si “të tmerrshme” dhe “antisemitike”, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund.

“Duhet të ndalet dhe të dënohet pa mëdyshje”, tha Netanyahu. “Përgjigja e disa presidentëve të universiteteve ishte e turpshme.”

Netanyahu shtoi se ndërsa disa zyrtarë janë përgjigjur ndryshe, “duhet bërë më shumë” në përgjigje të demonstratave.

Netanyahu tha se një rritje e antisemitizmit në SHBA “ka pasoja të tmerrshme”.

Deklaratat e tij erdhën pasi rreth 100 protestues u arrestuan në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan  në Universitetin e Teksasit në Austin të mërkurën.

Protestuesit në Universitetin e Kolumbisë,  epiqendra e demonstratave që filluan javën e kaluar, thanë se ata nuk do të largohen derisa shkolla të pranojë të ndërpresë lidhjet me universitetet izraelite dhe të angazhohet për të hequr fondet nga entitetet e lidhura me Izraelin, ndër kërkesat e tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!