Seanca e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë nisi kritika nga kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi.
Gjuzi drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi arsyen se përse nuk po zhvillohen interpelancat të cilat sipas tij janë kërkuar me kryeministrin Rama.
Lexo edhe: “Pandemi dhe tërmet”, Denaj në Kuvend: Qeveria Rama reagoi shpejt dhe saktë
Gjithashtu deputeti ka kërkuar që dikush të japë sqarime për trazirat që u krijuan në vend si dhe për protestat për vrasjen e Klodian Rashës.
Gjuzi: Jemi 8 deputetë që kërkojmë prej 6 javësh të vijë kryeministri në interpelancë, shkelen nenet 89, 90 91, të rregullores së Kuvendit. Më e pakta të delegonte tek zv kryeministri apo të tjerët të vijë dikush të japë sqarime për katër pyetjet që kanë të bëjnë me policinë e shtetit, trazirat apo protestat pas 8 dhjetorit që u vra i riu Klodian Rasha, në këtë koncept kur ju do na jepni mundësinë të bëjmë interpelance me kryeministrin Rama? Pse nuk përfshihet në rendin e ditës, faleminderit zoti kryetar.
Ruçi: I nderuar qofsh zoti deputet janë 4-5 interpelanca,që kanë shënimet përkatëse, e do ndjekin rrugën qysh të hënën do jetë seanca e parë e do vazhdojnë interpelancat.
/abcnews.al/