Protestat për reformën e pensioneve/ Karburantet po përballen me mungesë të benzinës

schedule11:40 - 12 Prill, 2023

schedule 11:40 - 12 Prill, 2023

Për shkak të grevës së punonjësve të refinerisë në Francë, në 40% të  pikave të karburantit në rajonin Ile-de-France që përfshin edhe kryeqytetin Paris, ka mungesë të benzinës.

Në shumë rafineri vazhdojnë grevat të cilat filluan për shkak të reformës së diskutueshme e cila parashikon të zgjasë me 2 vite moshën e pensionit në vend. Grevat vazhdojnë në rreth 200 pika karburanti në të gjithë vendin, ndërkohë përpara disa pikave të karburantit janë formuar radhë të gjata të automjeteve.

Për shkak të mungesës së prodhimit në rafineri, thuhet se në 40 për qind të pikave të karburantit në Paris dhe përreth përballen me mungesë të benzinës. Kjo normë në statistika pasqyrohet si 10% në të gjithë vendin. Problemet teknike dhe vazhdimi i punimeve të mirëmbajtjes në shumë rafineri e kanë vështirësuar edhe më shumë furnizimin me karburant.

Gjykata administrative Rouen ka pezulluar procedurën e “punës së detyruar” të cilën prefekturat e vendosën në zbatim për grevistët për të siguruar prodhim minimal në rafineri.

Kjo situatë parashikohet të shkaktojë rritje të mëtejshme të problemit për karburant në ditët e ardhshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!