Protestat për masat anti-Covid në Kinë nuk kanë të ndalur, kërkohet dorëheqja e presidentit Xi

schedule13:13 - 27 Nëntor, 2022

schedule 13:13 - 27 Nëntor, 2022

Protestat shpërthejnë në të gjithë Kinën  dhe universitetet ku qindra u mblodhën duke brohoritur “Dorëheqje, Xi Jinping! Dorëheqja Partia Komuniste”.

Qytetarët po shpërthejnë kundër politikës drakoniane zero të Covid-it të vendit – pothuajse tre vjet pas shpërthimit të pandemisë.

Protestat vijnë si pasojë e një zjarri që ra në një ndërtesë ku mbeten të vdekur 10 persona, pasi zjarrfikësja nuk mbërriti në kohë nga rregullat ndaj covid.

Në qytete dhe universitete anembanë Kinës, sipas videove të postuara në mediat sociale, protestat kanë filluar të shtunën në mbrëmje dhe të djelën në mëngjes.

Videot e përhapura gjerësisht në mediat sociale kineze treguan qindra njerëz në qendër të Shangait të shtunën duke ndezur qirinj për të mbajtur zi për të vdekurit e zjarrit në Xinjiang.

Më vonë turma mbajti fletët e zbrazëta – në një protestë simbolike kundër censurës – dhe brohoi: “Ne kemi nevojë për të drejtat e njeriut, kemi nevojë për liri”.

Në disa video, njerëzit u dëgjuan duke brohoritur parulla kundër presidentit kinez Xi Jinping dhe Partisë Komuniste duke u bërë thirrje atyre të “dorëhiqen”. Turma gjithashtu brohoi “Unë nuk dua një test Covid, dua lirinë!” dhe “Unë nuk dua diktaturë, dua demokraci”.

Video të tjera tregojnë qytetarët që këndojnë himnin kombëtar të Kinës ndërsa mbajnë pankarta që protestojnë ndaj masave ultra të rrepta të Pekinit kundër pandemisë.

Një student i tha CNN se kur ai mbërriti në vendin e protestave, kishte rreth 100 studentë dhe rojet e sigurisë po përdornin xhaketa për të mbuluar një slogan proteste të pikturuar në mur.

“Hapi sytë dhe shiko botën, zero – Covid është gënjeshtër”, shkruhej në sloganin e protestës në Universitetin e Pekinit.

Studenti tha se rojet e sigurisë më vonë e mbuluan sloganin me bojë të zezë.

Në një video, një zyrtar i universitetit dëgjohet duke paralajmëruar studentët: “Do të paguani për atë që bëtë sot”.

“Edhe ti, e po ashtu edhe vendi”, u përgjigj një student./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!