Protestat për Klodian Rashën/ Edi Oga: Duhet të ishim ne aty, të rinjtë në shtëpi

schedule08:44 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 08:44 - 16 Dhjetor, 2020

Prej shtatë ditësh në Shqipëri po zhvillohen protesta për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në mesnatë.

Të ftuar mëngjesin e sotëm në ABC e Mëngjesit, eksperti i komunikimit, Edi Oga dhe Frenkli Ymeraj, i riu që bëri xhiro në rrjetet sociale pas thirrjes  “Po thyhen shtylla nuk po vriten njerëz”, kanë diskutuar lidhur me këto protesta.

Kam përshtypjen që shumë veta janë të pakënaqur janë me këtë qeveri. Unë ndihem mirë që jam pranë këtij djali se shoh shpresë, energji. Por ndihem edhe keq sepse ne nuk e bëmë këtë vend. Brezi im u ngritën thyem një xham, po nuk e bëmë. Pra ky djalë, rinia duhet të shohin dhe mos të mbajnë shpresa tek ne. U bënë 30 vjet se ne xhirojmë në baltë, si ajo rrota. 

Më vjen keq që shoh të rinj dhe adoleshentët që aty duhet të ishim ne, ata duhet të ishin në shtëpi”, u shpreh Oga.

Në ato moment unë nuk përbëja rrezik për askënd. Jam i sigurt që të gjithë ata që ishin aty nuk do donin të ishin aty. Por ka që në ‘90 që organizohen proesta dhe shuhen aty, mbyllen”, shtoi Ymeraj. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!