Protestat për çmimet, Fevziu: Të shëndetshme për Shqipërinë, por kriza ka prekur gjithë botën

schedule19:46 - 10 Mars, 2022

schedule 19:46 - 10 Mars, 2022

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar protestat e shqiptarëve për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Fevziu tha se protestat në një vend si Shqipëria janë të shëndetshme, dhe janë ato që zgjojnë qeverinë.

‘Protesta në përgjithësi dhe opozitarizmi janë elementë të rëndësishëm sidomos për një vend si Shqipëria ku mazhoranca është shumë e fortë. Ka një shpresë se nuk është thirrur nga një parti politike. Por nuk asgjë që një proteste që lidhet me një segment të caktuar të jetës së përditshme t’i bashkohen dhe partitë politike. Nëse ka zë kontenstues ajo shoqëria ka më shumë shpresë’, tha Fevziu.

Ndërkohë Fevziu tha se sheh ke protestuesit një qëndrim konstant në veprimet e tyre, por shtoi se sot duhet të jemi edhe realistë pasi kriza ekonomike ka prekur të gjithë botën, për shkak të luftës në Ukrainë.

Sipas tij protestat janë një gjë shumë e mirë pasi detyrojnë qeverinë që të përgatisë skenarët.

‘Më ka bërë përshtypje që njerëzit mundohen mos kenë frikë, tërheqje, janë fare të qet dhe të bindur në kërkesat e tyre. Ne jemi në mes të një krize që vjen si pasojë e një impakti ndërkombëtar, është një krizës e paralajmëruar. E kemi thënë që kjo krizë do të ndikojë tek vendet e vogla. Kriza sot ka arritur tek të gjitha vendet. Nëse flasim për çmimet e naftës në SHBA ka arritur në nivelet historike. Nëse flasim që lufta të shkojë në 6 muaj në Gjermani mund të shkojë në 10 euro çmimi i naftës. Ne duhet të marrim masa të menjëhershme. Ne duhet të marrim vendim që kush i ka tokat ose t’i mbjellë sepse nuk mund t’i majë më djerrë. Problemi kryesor është se protesta e qytetarëve duhet të zgjojë qeverinë që të ketë skenarë, për një krizë të shkurtër, të mesme apo të gjatë. Nuk mund të shkosh në një situatë kur nuk e di se ku shkon. Ka skenarë që bien poshtë por ti duhet të jesh i përgatitur. Protestat janë një vëmendje e shtuar e qeverisë, pa protesta Shqipëria do të ishte një vend i zakonshëm’, deklaroi Fevziu në ‘Radari Informativ’. /Abcdnews.al/