Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill deklaroi se dhuna dhe vandalizmi ndaj institucioneve shtetërore nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.
Hill u shpreh se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjithëve për të respektuar vullnetin e popullit.
“Në orët dhe ditët në vijim, liderët e Serbisë dhe qytetarët e saj duhet të kujtojnë: Legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjitha palëve, qofshin fituese apo humbëse, për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhje”, ka shkruar Hill në rrjetin social në X.
In the hours and days ahead, Serbia’s leaders and its citizens should remember: The legitimacy of democratic processes depends upon transparency and on the readiness of all parties, winning or losing, to respect the will of the people as expressed at the ballot box.
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) December 25, 2023