Protestat në Liban, manifestuesit kapen për dore duke formuar 170 kilometra

schedule13:18 - 28 Tetor, 2019

schedule 13:18 - 28 Tetor, 2019

Vijojnë ende protestat në Liban kundër klasës politike e cila akuzohet se abuzon me pushtetin pasi shfrytëzon burimet shtetërore për arsye personale. Ndërkohë bankat në vend janë mbyllur prej tetë ditësh për të mos lejuar njerëzit të tërheqin kursimet e tyre.

Të protestosh dorë për dore: një zinxhir njerëzor i gjatë 170 kilometra, nga Tripoli në Tiro nëpërmjet Bejrutit ka shënuar ditën e 11 të protestave ne Liban.

Ashtu si dhe në të kaluarën, çdo gjë nisi pas vendimit të qeverisë për të vendosur taksa të reja për duhanin, benzinën dhe aplikacionet e mesazheve. Por kjo është vetëm maja e Ajsbergut.

Manifestuesit shpjegojnë se ka protesta në zona të ndryshme të vendit, ndërsa objektivi I këtij zinxhiri njerëzor është që të shihet qartë se janë duke ecur së bashku, dhe këtë herë janë të bashkuar.

Protestat i japin zë vuajtjeve të një vendi që më shumë se të tjerët po paguan çmimin e krizës ekonomike. Borxhi publik i Libanit është më shumë se 150 për qind i prodhimit të brendshëm bruto. 16 për qind e banorëve në kryeqytet nuk fitojnë as 290 euro të pagës minimale. Dhe pa një shtim të burimeve jashtë vendit, rreziku është ai i një zhvlerësimi.

Për të shmangur që njerëzit të tërheqin kursimet e tyre, bankat qëndrojnë mbyllur prej tetë ditësh. As paketa e reformave të emergjencës e shpallur një javë më parë nga qeveria nuk arriti të ulë tensionet në vend.

Protestat në nivel kombëtar kanë si objektiv një klasë politike e cila akuzohet për abuzim me pushtetin, sepse shfrytëzon burimet shtetërore në avantazh të saj. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!