Një oficer policie ka vdekur gjatë trazirave të së mërkurës në Kapitol. Ai madje kishte njoftuar se do të jepte dorëheqjen këtë muaj pasi u përball me kritika të ashpra se kishte dështuar për të kontrolluar turmën – pavarësisht se ishte i informuar për protestën shumë kohë më parë.
Videot nga trazirat tregojnë oficerët e policisë duke hapur barriera për të lejuar turmën të kalonte dhe madje edhe kanë bërë selfie edhe me protestuesit.
Këto video janë në kontrast me mënyrën se si Uashingtoni DC u përgatit për protestat e Black Lives Matter verën e kaluar. Qindra trupa të Gardës Kombëtare u vendosën paraprakisht dhe protestuesit u qëlluan me plumba gome, gaz lotsjellës dhe pati shumë të arrestuar – edhe kur ata nuk shfaqën sjellje agresive.
Wallace Ford, profesor i Administratës Publike në Medgar Evers College në New York, ka thënë se reagimi i policisë në Uashington thekson pabarazinë midis mënyrës se si njerëzit me ngjyrë dhe të bardhë në SHBA trajtohen nga ligji.
Dhe ky nuk është një problem i kohëve të fundit. Ford thotë se racizmi ishte një çështje që është trajtuar edhe nga shkencëtari politik francez Alexis de Tocqueville në shekullin e 19-të.
“Ajo që ne po shohim sot është nevoja për një ndryshim të mirëfilltë të mënyrës se si mendojmë dhe gjykojmë. Një ndryshim në mënyrën e trajtimit të njerëzve, një ndryshim në qëndrimin e këtij vendi kur bëhet fjalë për njerëzit me ngjyrë./abcnews.al

