Protestat në Francë/ Irani i bën thirrje Parisit për vetëpërmbajtje

schedule10:12 - 2 Korrik, 2023

schedule 10:12 - 2 Korrik, 2023

Irani i ka bërë thirrje qeverisë franceze që të “ndalojë trajtimin brutal” të qytetarëve të saj dhe të “tregojë vetëpërmbajtje” pas trazirave të shkaktuara nga vrasja e një djali 17-vjeçar nga një oficer policie .

“Ne rekomandojmë qeverinë franceze dhe policinë që t’i kushtojnë vëmendje kërkesave të protestuesve dhe të tregojnë përmbajtje, duke shmangur çdo dhun ,”  tha në një mesazh në Tëitter  zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani.

“Qeveria franceze duhet të ndalojë trajtimin e dhunshëm të qytetarëve të saj duke respektuar parimet njerëzore, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për të demonstruar në mënyrë paqësore,” shtoi ai .

Ministria iraniane u kërkoi gjithashtu iranianëve të shmangin ” udhëtimet jo thelbësore në Francë për shkak të krizës aktuale”. Mediat iraniane i kanë kushtuar një raportim të gjerë incidenteve që kanë shpërthyer në Francë. Autoritetet iraniane kishin kritikuar mesazhet e solidaritetit të dërguara nga vendet europiane për lëvizjen protestuese që shpërtheu në Iran në vjeshtë, pas vdekjes së Mahsha Amini.

Më 14 tetor, Kanani denoncoi “ndërhyrjen” e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili kishte shprehur mbështetjen e tij për protestuesit.

Gjatë kësaj lëvizjeje u vranë qindra njerëz dhe mijëra u arrestuan.

/abcnews.al