Protestat në Bjellorusi, Lukashenko përballë turmës së irrituar: S’ka zgjedhje të reja, derisa të më vrisni!

schedule22:10 - 17 Gusht, 2020

schedule 22:10 - 17 Gusht, 2020

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko nuk është impresionuar nga një turmë e madhe punëtorësh në Minsk, që e pritën mes një atmosfere armiqësore, ndërsa bërtisnin në kor “Dorëhiqu!”.

Lukashenko i ka thënë qytetarëve që duhet më parë ta vrasin, sesa në Bjellorusi të zhvillohen zgjedhje të tjera.

Ndërsa zbriti në Minsk nga helikopteri për një takim në një nga fabrikat e qytetit, drejtuesi autoritar i shtetit u përball me një turmë punëtorësh të irrituar, shkruajnë mediat vendase, në një kohë që Svetllana Tsikanuskaja është ofruar për të marrë drejtimin e vendit.

“Unë nuk do t’i dorëzohem kurrë presionit” i tha Lukashenko punëtorëve.

“Disa prej jush mund të kenë krijuar idenë që nuk ka më qeveri, që ka rënë. Por qeveria nuk do të rrëzohet kurrë, ju më njihni mirë”, nisi të bërtasë 65 vjeçari përballë turmës.

“Nuk do të ketë zgjedhje të reja, derisa të më vrisni” ishin fjalët e tij, në një kohë që Bjellorusia është përfshirë nga protestat më masive që pas pavarësisë së saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!