Protestat masive, Mbreti Charles shtyn vizitën në Francë

schedule11:49 - 24 Mars, 2023

schedule 11:49 - 24 Mars, 2023

Vizita e parë shtetërore e Mbretit Charles III është shtyrë, sipas një deklaratë të Pallatit Elysée, pasi Franca po përballet me protesta të vazhdueshme kundër reformës së pensioneve të qeverisë.

Udhëtimi në Paris dhe Bordeaux do të fillonte të dielën, por të dy qytetet regjistruan protestat më të dhunshme të enjten që nga fillimi i protestave në janar.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme më shumë se një milion qytetarë dolën në të gjithë Francës, kundër reformës për rritjen e moshës së pensionit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!