Përplasjet gjatë demonstratave pro evropiane që ndodhën mbrëmjen e së hënës në Gjeorgji shkaktuan plagosjen e 26 personave, shumica prej tyre demonstrues, njoftoi ministria e Shëndetësisë e vendit.
“Ekipet e shpëtimit transportuan 26 persona në objektet mjekësore, 23 prej të cilëve ishin protestues dhe tre policë”, tha ministria në një deklaratë.
Të hënën, mijëra protestues u mblodhën sërish në Tbilisi për të pestën ditë të mobilizimit të gjerë kundër politikave të qeverisë, të cilat akuzohen për devijime autoritare dhe pro-ruse.
Partia Ëndrra Gjeorgjiane, në pushtet që nga viti 2012, ndezi protestat duke shtyrë negociatat me BE deri në vitin 2028 – një synim që gjithsesi është i përfshirë në kushtetutën e ish-republikës sovjetike./abcnews.al