Brukseli ka reaguar për protestat që kanë shpërthyer në vende të bllokut kundër kufizimeve të vendosura ndaj pandemisë.
“Ne kemi qenë gjithmonë të qartë se demonstratat paqësore janë një e drejtë, por në situata emergjente shëndetësore këto të drejta mund të kufizohen. Komisioni i BE-së gjithmonë ka thënë se nuk ka vend për dhunë në Evropë”. Kështu deklaroi zëdhënësja Dana Spinant, pas tensioneve të regjistruara gjatë protestave kundër masave anti-Covid.
“E kuptojmë që qytetarët mund të jenë të lodhur, por është rruga për të dalë nga pandemia”, përfundon ajo. g.v/abcnews.al