Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat “e vdekura” të PD/ Çupi: Segmente të drejtësisë po tentojnë të sabotojnë integrimin

schedule18:49 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 18:49 - 1 Dhjetor, 2025

TIRANË- Analisti Frrok Çupi shprehet se segmente të caktuara brenda radhëve të drejtësisë shqiptare po tentojnë të sabotojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Duke folur për “Foltoren” e PD, e cila sërish konfirmoi pjesëmarrjen e papërfillshme të njerëzve, Çupi theksoi se kjo parti tenton t’u japë besim grupimeve brenda radhëve të drejtësisë, që mund të mbajnë shpresë tek ajo.

Ai theksoi në “Tirana Live” se Partia Demokratike është inekzistente dhe kjo dëshmohet me pjesëmarrjen e njerëzve në bulevard.

“Segmente të drejtësisë po sabotojnë integrimin. Kjo lloj opozite nuk është dobi për vendin, por krijon amulli dhe jep shpresa dhe grupimeve të drejtësisë që e kemi shpresën te një gjë e pajetë, te një gjë e vdekur. PD ka anëtarë dhe me vlera padyshim, por që janë të rrallë dhe janë të strukur dhe nuk ua dëgjon njeri fjalën.

Ajo është në situatën e saj inekzistente. Nuk ia vlen të investohesh për të folur për këtë parti. PD e ka mbyllur jetën e vet dhe nuk mund të ringjallet më, me këto metoda dhe me këtë njerëz  nuk mund ta ngjallësh. Partia nuk bëhet në bulevard, partia bëhet në popull.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!