Teksa javët e fundit janë intensifikuar protestat e opozitës para godinave të qeverisë, nuk kanë munguar edhe momentet e tensioneve apo përplasjeve të ndryshme. Të pyetur nga ABC News, qytetarët shprehen se protestat duhet të zhvillohen, por nuk duhet kaluar në akte dhune apo përplasje.
Në protestat e fundit të opozitës të zhvilluara para Kryeministrise dhe Parlamentit, nuk munguan tensionet dhe përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Të pyetur nga ABC News qytetarët mendojnë se duhet të protestohet në mënyrë paqësore dhe nuk duhet të kalohet në akte dhune apo vandale
Nga ana tjetër opozita ka hedhur akuza kundrejt forcave të policisë për përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës, duke deklaruar se pavarësisht gjithçkaje ata do të dalin në protesta edhe në javët në vijim./abcnews.al