“Protestat e opozitës”, ministri Lleshaj: Morëm gaz lotsjellës nga Kosova, por nuk e përdorëm

schedule11:01 - 12 Shkurt, 2020

schedule 11:01 - 12 Shkurt, 2020

Kuvendi i Shqipërisë paraditen e kësaj të mërkure ka mbajtur një seancë parlamentare me interpelancë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pas kërkesës së deputetit Lefter Maliqi dhe disa deputetë të tjerë të opozitës.

Në këtë interpelancë ato kanë kërkuar një raport nga ministri Lleshaj për çështjet e krimit në vend, për kanabisin, për dhunën policore që është ushtruar ndaj disa banorëve të Astirit, për çështjet e azilkërkimit dhe për ngjarjet e pazbardhura kriminale.

Në fjalën e tij ministri Lleshaj është shprehur se qëllimi kryesor i qeverisë dhe i institucionit që ai drejton është lufta ndaj kanabisit dhe krimit.

Punën e bërë nga oranet e sigurisë publike në tëresi them se ka pasur rezukltare pozitive rendi i përmirësuar i sigurisë në vend është në kuadër të sjelljes së mirë, është produkt i jashtëzakonshmën i strukturave të policisë në vend. është bërë një volum i madh pune, në 2019 janë shkatërruar 24 grupe kriminale dhe janë arrestuar për Qeveria nuk liron, por është përgjegjëse për ti çuar para sistemit të drejtësisë dhe çfarë ndodh më pas është puna e një sistemi tjetër. Rezonanca e sistemit të drejtësisë e prokurorëve apo gjyqtarëve nuk është ajo që duhet të jetë pasi shumë raste të rënda janë dënuar me masa të papranueshme dhe të papërshtatshme që vijojnë për detyrim paraqitje për vrasje, mbyllje hetimi apo lirim nga burgu. Kjo është një situatë e papranueshme ndaj qeveria mori hapa tjetër ndaj luftës së krimit të organizuar dhe grupeve kriminale duke miratuar dhe paketën, e cila funksionon ndaj kudo. Mund të them se 2019 ka qenë një vit i rëndësishëm ndaj luftës së kanabisit dhe drogës në përgjithësi. Është bërë një kontroll i madh i vendit dhe kontroll i lartë që kanë çuar në goditje jo vetëm ndaj kultivuesve.Viti 2020 do të jetë viti i thellimit të luftës ndaj kanabisit që e është thelluar që në fillim të viteve 90’. Kanabisi në Shqipëri është prodhuar për tu trafikuar jashtë vendit dhe Italia ka qenë dhe vendi i parë,” tha Lleshaj

Në fjalën e tij në kuvend, ministri Lleshaj deklaroi se për protestat e opozitës është përdorur gazi që ka qenë nga rezervat e policisë së shtetit. Gjithashtu ai pranuar se  janë marrë nga Kosova sasi me granata gazi lotsjellës por mohon që të jetë përdorur në protesta.

Menaxhimi i protestës ishte sipas librit të shkollës më të mirë europiane të policisë. Gazi është përdorur nga rezervat e policisë së shtetit që ka pasur në dispozicion që prej qeverisë së mëparshme. Sigiurisht që është marrë një sasi nga Kosova, por nuk është përdorur asnjëherë dhe është kthyer në dijeninë time nga është marrë,” tha Lleshaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!