Protestat e fermerëve shtrihen deri në Indi, bllokohen rrugët e Delhi

schedule12:41 - 13 Shkurt, 2024

schedule 12:41 - 13 Shkurt, 2024

Policia në Indinë veriore ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë me mijëra fermerë të cilët po marshojnë në Delhi.

Kryeqyteti është i rrethuar nga tela me gjemba dhe blloqe çimentoje për të mbajtur protestuesit nën kontroll. Qeveria i druhet përsëritjes së 2020, kur me dhjetëra persona humbën jetën në protestat që zgjatën për një vit dhe përfunduan vetëm kur ministrat ranë dakord që të shfuqizonin disa ligje kontroverse për agrikulturën.

Por, vetëm disa vite më pas, fermerët thonë tani se kanë kërkesa të tjera të cilat duhet t’u plotësohen. Fermerët në Indi kanë forcë politike prej numrit të tyre të madh, ndërsa kërcënimi i protestave vjen para zgjedhjeve kombëtare të prillit.

Dy të tretat e popullatës 1.3 miliardë të Indisë nxjerrin të ardhurat e tyre nga bujqësia, që është gjithashtu një e pesta e PBB, sipas shifrave qeveritare. Policia në Delhi ka ndaluar grumbullimet publike prej më shumë se pesë veta.

Rrjedhimisht në nëntor 2021 kryeministri Modi anuloi tre nga ligjet e kontestuara ku i kalohej kompanive private kontrolli i sektorit bujqësor të vendit.

Qindra fermerë indianë vdesin çdo vit nga vetëvrasja prej varfërisë, borxhit dhe dështimit të të mbjellave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!