Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka urdhëruar largimin e diplomatëve nga Mianmar, pas protestave të shumta që kanë shkaktuar qindra viktima.
Protestuesit kërkojnë rivendosjen e qeverisë së zgjedhur dhe lirimin e lideres civile Aung San Suu Kyi . Gjatë fundjavës, më shumë se 100 protestues u vranë në të gjithë vendin, në ditën më të përgjakshme që kur ushtria mori pushtetin.
Ndërsa numri i viktimave ka shkruar në 520.
“Departamenti i Shtetit mori vendimin për të autorizuar largimin e diplomatëve nga Mianmar sepse siguria e personelit të qeverisë amerikane është përparësia më e lartë e departamentit,” tha një zëdhënës.
SHBA, Britania dhe BE kanë dënuar dhunën në vend, por ushtria nuk është tërhequr pavarësisht kritikave ndërkombëtare dhe sanksioneve perëndimore./abcnews.al