Sushila Karki, një ish-kryetare e Gjykatës Supreme dhe një zë i fortë kundër korrupsionit, u shpall të premten si kryeministre e përkohshme e Nepalit.
Vendi ishte zhytur në kaos, pas protestave të dhunshme që çuan në rënien e qeverisë. Karki, emërimi i të cilit u njoftua nga Sunil Bahadur Thapa, një këshilltar i presidentit, ishte zgjedhja e studentëve protestues.
Protestat masive që nisën të hënën e kaluar shkaktuan një zinxhir ngjarjesh “shpërthyese”. Demonstratat kundër korrupsionit qeveritar dhe një ndalimi të mediave sociale rezultuan në viktima kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj studentëve të “Gjeneratës Z”. Më shumë se 50 persona vdiqën në kaos, sipas policisë nepaleze.
/abcnews.al/

