Protesta e opozitës u shoqërua me tensione pasi u zhvendos përpara Parlamentit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve.
Pasi këta të fundit dëmtuan traun e Kuvendit, Garda e Republikës hodhi fillimisht gaz lotsjellës në drejtim të tyre. Kaq mjaftoi që protestuesit të shpërndaheshin. Para parlamentit ndodheshin gjithashtu edhe fëmijë.
Por edhe pse është përdorur gaz lotsjellës, kjo nuk i pengoi protestuesit të rigrupohen sërish herë pas here. Ata kanë hedhur gurë dhe sende të forta ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të dislokuara aty. Kjo gjë solli sërish reagimin e forcave të policisë që hodhën gaz lotsjellës dhe përdorën ujë me presion.
Përpara Kuvendit, ndodhej edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas gazetares Jona Plumbi, po përgatitej që ai të mbajë një fjalim nga aty./abcnews.al