Ish-deputeti Tritan Shehu, tha se arrestimet dhe ndryshimet e fundit në Kodin Penal janë të ngjashme me vendimet e Ramiz Alisë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe kundër demokracisë.
Tritan Shehu: “Guximi e ndershmëria juaj është bërë simbol tashmë jo vetëm për Shqipërinë se ju mbroni atë që është e shënjtë pronën, mbroni dinjitetin njerëzor. Nuk lejoni të nëpërkëmbeni se ju luftoni kundër aferave korruptive e padrejtësië shoqërore. Mos i bëni me faj policët dhe ata vuajnë e janë të shtypur si ju.
Ajo që ndodhi këto ditë, ndryshimet e fundit në Kodin Penal më kujton diçka atyre që kanë jetuar ato ditë, Ramiz Alinë që mbrojti monumentet. E patë ku përfunduan monumentet dhe kush fitoi? Demokracia e njerëzve”.
Banor: “Jemi në rrugë për një protestë ekonomike dhe banda e rilindjes rrethojnë banorët e unazës së re, na shohin si kriminelë.
Ne nuk kemi punë me policinë e shtetit, këto janë në pikë të hallit. Ata civilat, ata janë të partisë dhe ata kanë hall se po u ikën pushteti. Më kujton raprezaljet e policisë serbe në Kosovë, as ato s’kanë qenë të tilla. Jemi në rrugën e duhur. Pronat do t’i mbrojmë”. /abcnews.al