Manifestuesit në Hong Kong, iu janë rikthyer protestave në ditën e 22 vjetorit të kalimit të ish kolonisë britanike nën kontrollin e Pekinit. Protestuesit u përpoqën të hyjnë me forcë në selinë e parlamentit ndërsa agjentët e policisë reaguan duke përdorur gaz lotsjellës.
Sërish protesta në Hong Kong kundër ligjit të diskutueshëm mbi ekstradimet në Kinë në ditën e 22 vjetorit të kalimit të ish kolonisë britanike në kontrollin e Pekinit. Një grup manifestuesish u përpoq të thyente dyert e xhamit të selisë së parlamentit. Një veprim që shkaktoi reagimin e policisë e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Manifestuesit kërkojnë tërheqjen përfundimtare të projektligjit që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë. Grupi i aktivistëve u përpoq të hynte me forcë në parlament nëpërmjet tubave dhe karrocave prej hekuri.
Policia përdori dhe spraj me piper kundër manifestuesve dhe u kërkoi të largoheshin. Aktivistët hodhën vezë kundër agjentëve të policisë dhe shkatërruan dhe dritaret e ndërtesës së qeverisë në Hong Kong. /ABC News Albania 24/7