Protesta te Kuvendi, procedohen 8 persona

schedule11:36 - 27 Shkurt, 2019

schedule 11:36 - 27 Shkurt, 2019

Tetë persona janë proceduar në gjendje të lirë dhe 12 janë në kërkim për protestën e së martës të organizuar nga opozitës para parlamentit. Identifikimi u bë nga pamjet filmike, ndërsa ata akuzohen për “prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

 Pas protestës së organizuar nga opozita në hyrje të parlamentit, policia e Tiranës, ka proceduar penalishit 20 manifestues.  Idenifikimi i tubuesve u bë pas analizimit të pamjeve filmike të kryera gjatë protestës së të martës, cila nisi në orën 17:00, në të njëjtën kohë kur në parlament filloi seanca plenare, vetëm me deputetët e mazhorancës.

Uniformat blu theksojnë, janë shoqëruar 8 nga protestuesit, të cilët pasi u morën në pyetje u lanë të lirë, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 12 persona të tjerë. Ata do të heton në gjendje të lirë, ndërsa akuzohen për veprat penale të; “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Në njoftimin për mediat të policisë thuhet se, procedimi penal ndaj 20 protestuesve nisi pasi në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë dhe çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim”.
Ndërsa sendet e forta të sekuestrua sipas uniformave blu ishin disa bidona plastik me bojë brenda që u hodhën në drejtim të policisë. Gjithashtu, protetuesit qëlluan edhe me kapsolla dhe lëndë piroteknike në drejtim të forcave të rendit, ku u raportua që dy punonjës mbetën të lënduar. 8 protestues kërkuan ndihmën e parë mjeksore nga gazi lotsjellës që hodhën forcat e Gardës së Republikës në drejtim të tyre. Ndryshe nga tubimi para kryeministrisë të mbajtur më 16 shkurt, numri i të proceduarve para Parlamentit është disa herë më i vogël. Vetëm 6 nga 19 të ndaluar janë në masë “arrest në burg”, ku sipas prokurorisë, Florec Hoxha ishte personi kryesor që nxiti turmën për të hyrë më forcë në drejtim të Kryministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!