Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protestat masive pas vrasjes së një afrikano-amerikani në duart e oficerëve në Minneapolis.
Protestat janë shtrirë në të gjithë SHBA-në. Qindra njerëz u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar drejtësi mbi vdekjen e George Floyd.
Minesota, New York, Atlanta dhe rajone të tjera janë përfshirë nga trazira më të dhunshme.
Një ish oficer i policisë në Minneapolis është arrestuar dhe akuzuar për vrasje për vdekjen e Floyd.
Derek Chauvin, i cili është i bardhë, u shfaq në pamjet duke i vë gjurin në qafë 46-vjeçarit Floyd të hënën derisa i mori jetën. Ai dhe tre oficerë të tjerë janë larguar nga puna.
Chauvin, 44 vjeç, do të paraqitet në gjykatë në Minneapolis për herë të parë të hënën.
Presidenti Donald Trump e ka përshkruar incidentin si “një gjë të tmerrshme” dhe tha se ai kishte folur me familjen e Floyd, të cilin e përshkroi si “të frikshëm”.
Ndërkohë dje një gazetar i CNN Omar Jimenez është arrestuar teksa po raportonte në transmetim të drejtpërdrejtë për protestat dhe trazitat në Mineapolis. Në zonë ka qenë edhe një gazetar i bardhë, por ai nuk është arrestuar. /abcnews.al