Protesta të dhunshme në Katalonjë, policia arreston 75 persona

schedule14:13 - 16 Tetor, 2019

schedule 14:13 - 16 Tetor, 2019

Janë 75 të arrestuarit në protestat në Katalonjë kundër dënimit të nëntë liderëve pro pavarësisë nga Spanja. Mediat në vend flasin për skena të një lufte civile gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave speciale spanjolle.

Policia spanjolle deklaroi se ka arrestuar 51 persona në të gjithë Katalonjën gjatë protestave të dhunshme kundër dënimit të nëntë liderëve katalanas pro pavarësisë me 9 deri në 13 vjet burg, për rolin e tyre në përpjekjen për ndarjen nga Spanja në vitin 2017.

Grupet në mbështetje të pavarësisë organizuan manifestime para zyrave të qeverisë spanjolle në disa qytete katalanase, me rreth 40 mijë persona në shesh në Barcelonë, ku u regjistruan dhe përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave speciale spanjolle.

Qendra e qytetit u bë skenë e një lufte civile, ku me qindra persona të maskuar – sipas policisë – hodhën objekte dhe gurë kundër agjentëve të policisë; si dhe i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave dhe kutive të kartonit.

Shërbimet e emergjencës shëndetësore katalanase mjekuan 74 persona të plagosur gjatë protestave duke theksuar se asnjeri prej tyre nuk ishte në gjendje të rëndë./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!