Protesta të dhunshme në Hong-Kong, studentët përplasen me policinë

schedule17:25 - 18 Nëntor, 2019

schedule 17:25 - 18 Nëntor, 2019

Qindra aktivistë mbeten të rrethuar brenda Universitetit Politeknik të Hong Kongut i cili u bë edhe vendi i përplasjeve më të mëdha mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit të revoltuar kanë provuar të çajnë kordonët e policisë jashtë universitetit në një përpjekje për të prishur rrethimin. Gjatë kësaj përplasje disa kanë goditur me bomba benzine, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me zjarr, plumba gome dhe ujë.

Autoritetet e Hong Kongut kanë thënë se Kryqi i Kuq është brenda universitetit dhe se ata që kërkojnë shtrimin në spital do të lejohen të largohen.

Banorët lokalë shprehen të revoltuar pasi thonë se policia ka ndaluar qindra vetë duke ngritur akuza të sajuara lidhur me protestat.

“S’e besoj dot çfarë po ndodh në Hong Kong. Jemi qytet i civiluar por po shohim plot akte të pacivilizuara,” thotë një banor.

Protestat intensifikohen gjatë natës, kur ndizen edhe zjarre në mjediset e universitetit. Nuk është e qartë sa studentë mbeten të rrethuar apo nëse kanë armë e ushqime.

Hong Kongu po përjeton incidentet më të dhunshme që kur filluan protestat anti-qeveritare pesë muaj më parë. Ka shqetësime se rrethimi do të përfundojë me ndërhyrje të dhunshme.

Studentët u ngujuan në mjediset e universitetit në fillim të javës së kaluar duke sjellë mjete të improvizuara luftarake si shishe benzine e katapulte. VIDEO/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!