Më shumë se tre mijë persona janë mbledhur në sheshin AL Tahrir në kryeqytetin irakian për të protestuar kundër qeverisë dhe korrupsionit të politikanëve në vend, por dhe për nivelin e lartë të papunësisë.
Policia pasi u përpoq të shpërndante turmën qëlloi kundër manifestuesve duke vrarë tre persona dhe duke plagosur më shimë se 200 të tjerë. Gjatë protestave autoritetet ndërprenë për disa momente internetin.
Kryeministri i vendit Mahdi, kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimeve për incidentet në protesta. Mes të plagosurve rreth 40 janë agjentë policie. Presidenti i vendit me anë të një mesazhi në Twitter u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe se të rinjve irakianë u duhet plotësuar kërkesa për punësim./ABC News Albania 24/7