Të rinjtë e forumeve rinore të PD e LSI kanë zhvilluar pasditen e të hënës protestën e radhës simbolike para ministrisë së Brendshme.
Ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Pjesë e simbolikës pas akuzave se qeveria është e lidhur me krimin e drogën, ishte një biletë avioni me emrin e kryeministrit me destinacion Kolumbinë.
Të rinjtë marshuan përgjatë bulevardit për ta cuar biletën simbolike para selisë së qeverisë./abcnews.al