Një incident i vetëm është shënuar në protestën e opozitës, të zhvendosur nga Kryeministria tek Kuvendi. Protestuesit kanë tentuar të largojnë hekurat rrethues tek Parlamenti.
Forcat e policisë hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit, një pjesë e të cilëve ishin futur në hyrjen kryesore të Parlamentit dhe kishin ndezur disa flakadanë.
Me anë të megafonit, një përfaqësues i Policisë së Shtetit u bëri thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos kryejnë akte dhune.
Ndërsa është dashur ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, që situata të mos agravohej.
Ky ishte i vetmi moment tensioni në protestën pa akte dhunë të opozitës këtë 25 Maj./abcnews.al