Pas tensioneve përpara Kuvendit të Shqipërisë reagoi edhe ambasada e Britanisë së Madhe. Në një postim në rrjetin social Facebook, Mbretëria e Bashkuar thotë se mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht dhe se nuk ka vend për dhunë dhe objekte shpërthyese në një tubim të tillë. Sipas ambasadës liderët e protestës kanë përgjegjësinë për të garantuar demonstratë paqësore.
“Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht. Nuk ka vend për dhunë dhe objekte shpërthyese në një protestë paqësore. Liderët e protestës kanë përgjegjësinë për të garantuar demonstratë paqësore, kurse policia ka përgjegjësinë për të garantuar ruajtjen e rendit publik. Për të mirën e kujtdo, duhet të ketë protestë paqësore dhe të sigurt”, thuhet në deklaratën e ambasadës./abcnews.al