Protesta që ndaloi Vuçiç të hyjë në Drenicë

schedule11:21 - 9 Shtator, 2018

schedule 11:21 - 9 Shtator, 2018

Një protestë spontane ajo e dhjetëra qytetarëve të Drenicës, që i ndaloi presidentit serb Vuçiç të hyjë në Drenicë. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se kanë qenë veteranët e Kosovës ata që i kanë bllokuar rrugën presidentit serb.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar se rreth 200 veteranë të luftës në Kosovë kanë bllokuar rrugën për në Banjë në përpjekje për të ndaluar vizitën e planifikuar të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në një fshat të Skënderajt. Sipas Reuters, presidenti serb deklaroi para gazetarëve në mëngjes se ai do të përpiqej të përdorte një rrugë dytësore për të vizituar fshatin.

Ndërkohë dhe kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka folur para gazetarëve për protestën duke kundërshtuar vizitën e presidentit serb, Vuçiç në Drenicë. Ai tha se janë 15 mijë viktimat e luftës, dhe 1 mijë e 600 të zhdukurit arsyeja që presidenti serb të mos e vizitojë Drenicën, pa kërkuar falje. Ai theksoi se presidenti serb do ta kishte të pamundur vizitën në Banjë, pasi të gjitha rrugët ishin bllokuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!