Protesta e opozitës para parlamentit ka nisur me tensione.
Fillimisht ishin deputetët e Partisë Demokratike, ata që u përplasën me gardën pasi tentuan të futeshin në ambientet e parlamentit edhe pse janë ende të përjashtuar.
Protestuesit me anë të nje “led wall” kanë para të gjithë ngjarjen dhe në një moment, një grup të rinjsh kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, por nuk ia kanë arritur.
Gazetarja e ABC News, bën me dije se janë shtuar forcat sigurisë.r.t/abcnews.al