Gjykata e Durrësit ka liruar të gjithë të arrestuarit që morën pjesë në protestën e së premtes në Durrës, për vrasjen e Klodian Rashës. Të shtatë të arrestuarve, mes tyre edhe tre të mitur, u është vendosur detyrim paraqitje.
Seanca e sotme nisi rreth orës 13.30 ndërsa mes të arrestuarve kishte organizues dhe pjesëmarrës në protestë.
Gazetari Leonidha Muasi raportoi se në total 15 persona janë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, 7 ishin të arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim
Shtatë të arrestuarit që do dolën sot para togave të zeza, akuzoheshin për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “shkatërrim prone”, pengim i qarkullimit të transportit”, si dhe organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme. s.b/abcnews.al/