Politologu Ermal Hasimja tha se dorëheqja e Sandër Lleshajt pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha, ishte e pritshme. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Hasimja u shpreh se “protesta dje ka ndihmuar ministrin dhe Kryeministrin ta shohin ajsbergun duke parë majën e tij”.
“Djegia e një peme ëshë e parëndësishme në raport me atë që ka ndodhur. mënyra se si funksionoi protesta dje ka ndihmuar ministrin dhe Kryeministrin ta shohin ajsbergun duke parë majën e tij. Mendoj se ka një frustim një zhgënjim të përgjithshëm. Mendoj se do të dorëhiqej në rastin konkret se ka patur dhe disa raste problematike dhe mendoj që ishte plotësisht e pritshme.
Njerëzit që kanë dalë aty, nuk kanë dalë thjesht për tragjedinë që ndodhi, janë njerëz që iu është mbledhur frustimi nga problemet e tjera që shpesh nuk kanë të bëjnë vetëm me rendin dhe policinë, por dhe me çështje ekonomike.
Kjo kategori të rinjsh që mendojnë më shpejt dhe më pak është një kategori që del në rrugë dhe vepron në mënyrë të tillë vetëm atëherë kur e konstaton që shoqëria dhe mjedisi e bëjnë të pranueshme dhe të justifikueshme në raport me atë çfarë ka ndodhur. Dalin dhe veprojnë në këtë mënyrë kur e ndjejnë që ka një mundësi pranimi.”, u shpreh politologu. /abcnews.al