Zëvendëskryeministri Erion Braçe, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka komentuar vijimësinë e protestave, ndërhyrjen e policisë si edhe pjesëmarrjen e të miturve në këto marshime tashmë prej 6 ditësh.
Braçe teksa rëndit edhe nenet ku tregon se sipas tij shpjegohet qartë se shtyrja apo tërheqja e të miturve nën moshën 14-vjeç për të kryer krim, dënohet me burg deri në 5 vjet.
Gjithashtu për zëvendës-kryeministrin asnjë i mitur nuk është arrestuar dhe proceduar penalisht, duke theksuar se një pjesë e tyre u shoqëruan, u njoftuan prindërit dhe ju dorëzuan sërish atyre.
“Një i mitur as arrestohet e as procedohet penalisht; Shkatërrimi i pronës prej tyre ndodhi, por asnjë fëmijë i mitur nuk u arrestua apo procedua penalisht. Një pjesë e tyre u shoqërua, u njoftuan prindërit dhe ju dorëzuan! Partitë e poshtra kaosin dhe shkatërrimin e pronës publike e private e arritën, lajm botëror madje”, shkruan Braçe.
Statusi i plotë:
PDLSI SI SHTEPIA E CAMORRAS
PER FEMIJET!
SHTYRJA E FEMIJEVE NE KRIM,
VEPER E QARTE PENALE!
Qysh kur organizatat kriminale, terroriste dhe, partite politike, nisen te perdorin e shtyjne femijet ne krim,
cdo vend vendosi denime te ashpra per tutoret dhe nxitesit e tyre ne krim;
E THJESHTE, PUNET E PISTA NUK I BEJNE BOSET E MAFIAS, TERRORIT E PARTIVE POLITIKE!
TIRANA, DURRESI, KORCA, SHKODRA JANE SHEMBUJT E FUNDIT!
4 nene te Kodit Penal qartesojne gjithcka;
I pari, NENI 129/ SHTYTJA E TE MITURVE NE KRIM, ben te qarte se;
Shtytja apo terheqja e te miturve nen moshen 14 vjec per te kryer krim, denohet me burgim gjer ne 5 VJET;
Cilat jane krimet e kryera ne keto 5 dite?
I dyti, NENI 150/ SHKATERRIMI I PRONES, ben te qarte se;
Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones, kur pasojat materiale nuk jane te lehta, denohet…..me burgim gjer ne 3 VJET;
I treti, NENI 151/SHKATERRIMI I PRONES ME ZJARR, ben te qarte se;
Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones me zjarr denohet … me burgim gjen ne 5 VJET;
kur pasojat materiale jane te renda, denohet gjer ne 10 VJET;
I katerti, NENI 154/SHKATERRIMI I PRONES ME MJETE TE TJERA, ben te qarte se;
Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones me mjete te tjera, qe perbejne rrezik per mjedisin rrethues e jeten e njerezve denohet….gjer ne
5 VJET dhe, kur pasojat materiale jane te renda denohet nga 5-10 VJET; kur ka pasoja per jeten e shendetin e njerezve denohet me burgim nga 5-15 VJET!
Por nje i mitur as arrestohet e as procedohet penalisht;
SHKATERRIMI I PRONES PREJ TYRE NDODHI, POR ASNJE FEMIJE I MITUR NUK U ARRESTUA APO PROCEDUA PENALISHT;
Nje pjese e tyre u shoqerua, u njoftuan prinderit dhe ju dorezuan!
Partite e poshtra kaosin dhe shkaterrimin e prones publike e private e arriten; lajm boteror madje!
Prej dy ditesh, pisa edhe me te medhenj se keta te partive-medemek shoqeri civile, nuk merren me kriminelet politike qe SHTYNE FEMIJET NE KRIM, por me deshtimin e shkolles ne edukimin e tyre!
Nuk ka ndyresi me te madhe si e sa kjo!
Tek PIRANJAT, Saviano ka nje ngjarje e dialog epik;
Me kobure ne dore perballe nje bosi te Camorras, nje femije i thote:
Per tu bere kaq mu deshen 10 vjet, per te vrare ty 10 sekonda!
/abcnews.al/